Zjarri nga dita e djeshme që përfshiu fshatin Openicë që gjendet tetë kilometra larg Ohrit po zgjerohet drejt qytetit të Ohrit.
Ekipet e Njësisë kundër zjarrit prej ditës së djeshme janë në terren dhe thonë se është vështirë të shuhet zjarri.
Banorët shprehen të shqetësuar dhe sipas tyre gjendja është alarmante.
Terreni është i vështirë për qasje për shkak se bëhet fjalë për vend malor. Në shuarjen e zjarrit ndihmon edhe policia e pyjeve.