Zyrtarët policor të Sektorit për punë të brendshme në Tetovë-Zyra e jashtme për punë kriminale në Gostivar, me 18.08.2019 rreth orës 20 kanë kryer kontroll në shtëpinë e 46 vjeçarit Sh.A.G. në fshatin Banjicë e Poshtme në Gostivar, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit të realizuar me urdhër gjyqësor, është gjetur kokainë, marihuanë dhe droga tjera.
Sh.A.G. është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar dhe kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.