Alsat 2019-08-17T15:11:27+02:00
Prokurorja speciale Lençe Ristoska ka shkruar në rrjetet sociale një status, edhe pse të pa adresuar por që lë hapësirë të dyshohet se i dedikohet shefes së saj, Katica Janevës. “Fenomen interesant. Me lëvizjet në panik gjithmonë e më shumë zhytesh në rërën e gjallë” ka shkruar Ristoska. Megjithatë, ky reagim ka ardhur pas urdhrit të fundit të kryeprokurores speciale Katica Janeva për kontroll të prokurorëve në hyrje dhe dalje të ndërtesës së PSP-së, gjë që shkaktoi reagime tek disa prokurorë, përfshi këtu edhe Fatime Fetain. Deri tani, në prokurorinë për ndjeke të krimit të organizuar dhe korrupsionit, në lidhje me rastin “Reket” dëshmi kanë dhënë tre prokurorë special; Lile Stevanova, Elizabeta Josifovska dhe Burim Rustemi. Këtë ta martë, pritet që të para Ruskoskës të dëshmojë edhe kryeprokurorja speciale Janeva./Alsat
Loading…