Zyra e jashtme për punë kriminale në Shën Nikollë ka ngritur padi penale kundër D.P.(38) nga Shën Nikolla për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprat penale “ prodhim i paautorizuar i drogave narkotike” dhe “ mundësim të përdorimit të drogave narkotike”, transmeton Almakos.
Me 30.01.2018 në Shën Nikollë në rrugën 9 maj, nga zyrtarët policor gjatë kontrollit në shtëpinë e të paditurit janë konfiskuar heroinë dhe përzierje e kofeinës dhe paracetamolit.