Problemet dhe papajtueshmëritë në PPS çdo ditë po rriten pas hapjes së hetimit për “Reket” dhe “bombave” të publikuara për rastin “Perandoria”.
“Shava e pështyva dhe u nisa drejt zyrës së saj që të shoh pse si prokurore qe katër vjet luftuam për PPS-në, tani me urdhër të saj duhet të kontrollohemi. Ajo kishte dalë, ndërsa mua më ra shumë rëndë dhe fillova të qajë për shkak të sjelljes së tillë”, tha Fatime Fetai.