Në autostradën Demir Kapi-vendi Miravci në orën 01:20 minuta pas mesnate është paraqitur se ka ndodhur një aksident rrugor midis tre automjeteve të udhëtarëve, në të cilin janë lënduar katër persona, dy shtetas të Serbisë dhe dy të Maqedonisë së Veriut. Siç kumtuan nga MPB-ja, aksidenti ka ndodhur mes automjetit motorik “pasat” me targa të Serbisë, të drejtuar nga B.J. (35) nga Serbia, automjetit tjetër motorik “audi” me targa të Shkupit, të drejtuar nga A.S. (24) nga fshati Studeniçan i Shkupit dhe automjetit motorik “audi” me targa të Tetovës të drejtuar nga I.D. (40) nga Shkupi. Në aksident lëndime trupore ka marrë shoferi B.J. dhe bashkudhëtari nga automjeti i njëjtë T.S. (22) nga Serbia, të cilët janë dërguar në Qendrën mjekësore Gjevgjeli. Edhe dy shoferët tjerë janë dërguar në Qendrën mjekësore Gjevgjeli për t’u ofruar ndihmë mjekësore. Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi mbikëqyrës nga Stacioni policor Gjevgjeli.
Data 13.02.2025
Aktuale
- I ka keqtrajtuar dhe i ka braktisur 4 fëmijët e tij të mitur, arrestohet 55-vjeçari nga Gostivari
- Andonovski: RMV-ja ka potencial të madh për bashkëpunim dhe shkëmbim njohurish me vende të suksesshme si EBA
- Radoniqi – Osmanit: Për problemet e uebfaqes së KQZ-së, po presim raportin e institucioneve të sigurisë
- VMRO-DPMNE: Ljupço Kocevski është përgjegjës për strehimin e kriminelëve politikë nga LSD dhe BDI
- PLD-ja propozon vendosjen e rrëqebullit në stemën e re shtetërore
- Si mund të transformohet një burrë për dashurinë e tij?
- Nuk ndërhyri policia kur dolën mbështetësit e Veliajt para SPAK, Ervin Hoxha: Nuk ishin protestues, por simpatizantë! A do ta shkarkoni Ilir Prodën? Ja si përgjigjet ministri i Brendshëm
- Stoillkoviq ja si përgjigjet për ardhjen e Dodikut në Shkup, pasi që i kërkoi llogari deputeti i Frontit Evropian