Me tingujt e mrekullueshwm të italianit Marko Zaka do të startonte një nga evenimentet më të rëndësishme të librit në Ulqin, Panairi i Librit.
Ky panair, që shënon edicionin e 19-të tij, mblodhi bashkë të gjithë aktorët e librit; shkrimtarë, botues, studiues e dashamirës të librit.
Irena Toci drejtuesja e botimeve Toena, në rolin e organizatores së panairit u shpreh se qëllimi i këtij aktiviteti libror-kulturor është afrimi i kulturave të popujve tanë, ndërsa falenderoi mbështetësit e këtij panairi si dhe botuesit që i besuan kësaj nisme.
Drejtori i Organizatës Turistike, Fatmir Gjeka në fjalën përshëndestëse si mbështetës i panairit, deklaroi se libri i con popujt në kulturës e lashtë dhe njëherazi i civilizon. Sipas tij, libri hap horizonte të reja në një qytet e kudo, përcejell reporterja e Almakos nga Ulqini.
Ministri u Kulturës së Maqedonisë së Veriut, Hysni Ismaili, tha për të pranishmit se panaire të tilla ndërtojnë identitete kombëtare, ndërsa theksin e vuri te rëndësia e librit duke konvertuar shprehjen e njohur të fesë së shqiptarit, që sipas tij është libri.
“Të ndërtosh identitetin kulturor nga aktivitete të tilla është e rëndësishme. Me këtë aktivitet, ne po realizojmë një pikë të kalendarit të përbashkët kulturor. Sepse, nëse na ndan gjeografia, kultura na bashkon. Gjuha e kulturës është përtej të gjithave. Unë do të thosha se ajo shprehja ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’ duhet thënë se feja e shqiptarit është libri dhe leximi”, ka vijuar ndër të tjera Ismaili.
Ministri i Turizmit dhe mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi u shpreh se këto takime janë raste të mira që njerëzit të flasin e të shkëmbejnë ide duke krijuar tradita të mira. “Ne kemi nevojë të jemi të gjithëë bashkë sepse ky rajon ka nevojë të paraqitet si një i tere dhe nuk kanë cfarë të ndajnë”, ka thënë Klosi, raporton Almakos.
Nw fund, fjalën e mori edhe Ministri i Kulturës së Malit të Zi, Aleksandër Bogdanoviq, i cili vlerësoi takime të tilla dhe falenderoi gjithë mysafirët e panairit. Panairi dhe libri sipas tij është ngjarje me rëndësi kulturore në vend.
Panairi i librit do të qëndroj i hapur deri më 31 korrik. Marrin pjesë dhjetra shkrimtarë të njohur shqipfolës dhe jo vetëm. 50 botues kanë paraqitur rreth 2 mijë tituj librash dhe do të presin vizitorë në orët e mbrëmjes./Almakos
Foto Almakos: