Kryeministri Zoran Zaev sot nga foltorja e parlamentit informoi se e ka denoncuar kërcënimin, i cili në një porosi në rrjetet sociale ishte shënuar në koment pas konferencës për shtyp me eurokomisarin për Zgjerim Johanes Han. “Vetëm plumb për ty kopil, të cilin me qejf do të ta shkrep pa mu trembur syri”, ishte porosia të cilën Zaevi e lexoi nga celulari i tij para deputetëve në Kuvend, duke sqaruar se komentin përmes porosisë ia ka dërguar vajza e tij, raporton MIA. Ai këtë e tha duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve të parashtruara nga deputetja e VMRO-DPMNE-së Bllakica Laskovska, të cilat mes tjerash kishin të bënin për katër raste mobingu. “Ka lloj-lloj dukurish mes njerëzish, ndonjëherë ndodhin mes anëtarëve të partive më të mëdha politike, por edhe mes më të voglave, ndonjëherë mes qytetarëve të cilët nuk kanë përkatësi partiake. Vajza ime para një ore më dërgoi porosi nga komenti në konferencë për shtyp me Hanin i cili tingëllon kështu “vetëm plumb për ty kopil, të cilin me qejf do të ta shkrep pa mu trembur syri. Dhe tani këtu nuk përfundon jeta, ç’të bëjmë ka lloj-lloj njerëzish”, tha Zaevi. Ai shtoi se dihet identiteti i atij personi, i cili ka komentuar, ndërsa rasti është denoncuar në MPB dhe siç tha ligji ka përcaktuar përgjegjësinë të cilën ai duhet ta bartë. Theksoi se jetojmë në një shtet të vogël, në të cilin secili është i lidhur me tjetrin në njëfarë mënyre. “Mund të jemi në përcaktime të ndryshme politike dhe duhet të jemi dhe unë besoj se do të jemi shtet i suksesshëm, nëse shohim përmes syrit të miqësisë, mirëkuptimit dhe ndihmës së ndërsjellë”, tha ai dhe theksoi se publikisht i dënon të gjitha kërcënimet dhe mobingjet në çfarëdo baze. Përmendi se rastet të cilat i ka përmendur deputetja do të kontrollohen dhe shtoi se në të paktën një të tretën e institucioneve ende udhëheqin kuadrot e njëjta të VMRO-DPMNE-së. “Kontrolloni në brendi, diku nuk kemi persona që të vendosim, nuk ka kandidatë adekuatë”, shtoi ai.
Data 22.09.2025
Aktuale
- Banda kriminale terrorizonte me plaçkitje fshatrat e Himarës, u vodhën 1,7 mln lekë në dy muaj! Tre të arrestuar, një vajzë nën akuzë
- Aksident trafiku në Ohër, lëndohet rëndë 18-vjeçari me moped
- Arrestohet në PKK Bllatë 41-vjeçari nga Shqipëria i kërkuar nga Interpoli
- Kërcënohet një grua në Tenovë, policia po heton rastin
- Çfarë fshihet pas pyetjes ‘provokuese’ së Naim Murselit në gjykatë?
- Toshkovski: Bota po përballet me kërcënime tradicionale, por edhe me luftëra kibernetike
- MMJPH: Koncentrimet e PM10 janë brenda kufijve të lejuar në Trubarevë
- Vdes ikona e filmit dhe teatrit- Enver Petrovci