Komuna e Tetovës ka konkuruar në thirrjen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale me projekt për kopsht, i cili do të ketë kapacitet për kujdesin e 90 fëmijëve, dhe do të jetë objekt me kapacitet më të madh nga gjithë të tjerat funksionale në qytet. Këtë e deklaroi kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi në ngjarjen e sotme në Qendrën ditore.
“Objekti është parashikuar dhe projektuar me të gjitha dokumentet e nevojshme. Nga ana jonë është dhënë edhe leje për ndërtim të lokacionit në afërsi të shkollës fillore “Kiril dhe Metodij” në qytet. Kemi kontaktuar me Ministrinë, ndërsa na informuan se për financim propozimi është dërguar te Bashkimi Evropian. Nga kontaktet operative është thënë se nuk do të ketë probleme si projekt dhe pritet të hyjë në procedurë për furnizim publik”, tha Arifi.
Siaps saj edhe në mjediset rurale do të ketë kopshte të reja.
“Qendrat për zhvillim të hershëm fëmijëror janë prioritet për ne. Na presin dy hapje të reja në shtator. Përvoja na tregoi se nga qendrat për zhvillim të hershëm fëmijëror pastaj mund të shndërrohet në kopsht, siç është bërë në Shipkovicë”, deklaroi Arifi.
Për momentin në të gjitha kopshtet e institucionit “Mlladost” ka rreth 1200 fëmijë të cilët i vizitojnë kopshtet. .