Ministria e Drejtësisë e publikoi Propozim-Ligjin për Prokurorinë publike, në të cilin, siç theksohet, kapacitetet aktuale të PPS dhe Prokuroria themelore Publike për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit bashkohen dhe marrin emrin “Prokuroria Publike për përndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të lartë. Nga Ministria e drejtësisë thonë se Prokuroria e re do të vazhdojë lëndët e PPS.
“Kompetencat e dy prokurorive publike aktuale kalojnë në Prokurorinë publike të sapoformuar, e cila do të vazhdojë të udhëheq proceduat e filluara në fazën që do të merren. Njëkohësisht sigurohet vazhdimësi në funksionimin e Prokurorisë dhe hetuesit që kanë punuar deri më tani, do të vazhdojnë të kryejnë punën e tyre në këtë prokurori”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.
Në krye të kësaj prokurorie është propozuar Villma Ruskoska, por partia opozitare VMRO-DPMNE nuk pajtohet me këtë ide.
“Në lidhje me propozim për Prokuror të ri publik, siç e quajti, Prokuror të ri special, Villma Ruskoska, Zoran Zaev edhe një herë e vërtetoi lidhjen mes LSDM-së, vetes dhe Ruskoskës, prokurorisë, përkatësisht edhe një herë e konfirmoi se propozimi i tij për prokuror të ri, në vend të Katica Janevës, është i tiji personal, përkatësisht person i cili gjatë gjithë periudhës së kaluar ka punuar për interesat e LSDM-së”, deklaroi Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.
Prokurorja Ruskovska në një emision në kanalin 77 tha është befasuar nga propozoi që ajo të zgjidhet në krye të prokurorisë që do të formohet.
“Ata janë marrëveshje politike kështu që unë me të vërtet nuk isha e kyçur në krijimin e kësaj zgjidhje ligjore. Unë dje isha e befasuar si kur me shumë pjesa më e madhe e qytetarëve”, theksoi Prokurorja Publike, Villma Ruskoska
Zaev beson se ky draft ligj do të sigurojë 2/3-tat e votave dhe se me të do të ruhet puna e deritanishme e PPS-së. Për Bashkimin Demokratik për Integrim, propozimi i Zaevit është bazë e mirë dhe drejtimi i duhur për një zgjidhje të përhershme për institucionalizimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Dy partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa për TV21 thonë se propozim ligjin e ri do ta rishikojnë në organet e partive e më pas do të dalin me qëndrim për të njëjtin.