Në Karlovac të Kroacisë, Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare ka hapur qendrën e vet.
Kështu kanë njoftuar nga Ministria e Diasporës në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
“Në Karlovac anëtarët e Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare kanë hapur qendrën e tyre për t’i ardhur në ndihmë dhe për të promovuar vlerat e komunitetit shqiptar atje”, thuhet në një njoftim të shkurtër.
Përndryshe, kohët e fundit shqiptarët në diasporë po bëhen përherë e më aktivë. Përpos integrimit në vendet ku jetojnë, ata nuk po e harrojnë prejardhjen e tyre.
Tashmë, nëpër botë, janë me dhjetëra shoqata, shkolla shqipe e qendra kultutore të ndryshme, me qëllim të promovimit të gjuhës dhe kulturave shqipe