Pas informacioneve të fundit nga LSDM se nuk do ketë zgjedhje të parakohshme por vetëm rikonstruim të qeverisë, filluan të qarkullojnë edhe emrat e ministrave që mund të largohen nga kjo përbërje qeveritare. Ashtu si paralajmeroi para një muaj edhe Almakos, i pari që e kap “fshesa” e Zaevit është ministri i Pushtetit Lokal Suhejl Fazliu i cili vjen nga rradhet e RDK-së të udhëhequr nga Vesel Memedi. Sipas burimeve brenda qeverise këtë ministri Zaev ja ka ofruar ASH-së të Ziadin Seles i cili pritet të shqyrtojë ofertën për tu kyçur sërisht në qeveri. Sipas paralajmërimeve të LSDM rikonstruimi i qeverisë do përfshijë së paku 8 ministri dhe mbi 20 drejtori./Almakos.com
Data 03.05.2024
Aktuale
- (VIDEO) Baki nga Fronti Europian bën thirrje për zgjedhje të qeta dhe pa ofendime
- SASHK-u kërkon ndryshime në programin arsimor
- Tara po mbështet ritakim e Bleros me Afronën
- (VIDEO) Vazhdon fushata presidenciale, intensifikojnë aktivitetet në 3 ditët e fundit
- Mirlind Daku nominohet për lojtarin dhe sulmuesin e vitit në Rusi
- (VIDEO) Një semestër te ekonomiku i “Shën Kirillit” kushton 80 mijë denarë
- Nebiu: Vjedhja e votave dënohet me 10 vite burg
- Omer Ajdini: Si u bë nipi i Ali Ahmetit milioner? (Video)