Informojmë se Ministria e Kulturës në mediet e shtypit shpalli konkurs për përpilimin e zgjidhjes grafike-figurative ideore për diplomë dhe plaketë për çmimin shtetëror „22 Nëntori”. Konkursi është publikuar dhe mund të gjendet në faqen e internetit të Ministrisë së Kulturës, në pjesën Konkurset dhe Çmimet Shtetërore.
Në konkurs janë theksuar kushtet dhe karakteristikat e zgjidhjes grafike-figurative ideore për diplomë dhe plaketë për çmimin shtetëror „22 Nëntori”. Zgjidhjet e dërguara ideore duhet të jenë në formë digjitale dhe të shtypura ose lloj tjetër i formës grafike 1:1, me shtojcë të arsyetimit tekstual për konceptin e zgjidhjes grafike ideore. Zgjidhja ideore duhet të jetë origjinale dhe e papërdorur deri më tani. Konkursi është publik dhe anonim për pjesëmarrësit. Të drejtën e pjesëmarrjes në Konkurs e kanë të gjithë personat juridikë dhe fizikë. Konkursi zgjat prej 24.5.2019 deri më 24.6.2019, përkatësisht afati i fundit për t’i dërguar punimet në Konkurs është 24 qershor 2019 në orën 16:00 në arkivin e Ministrisë së Kulturës ose me postë në adresën: rruga „Gjuro Gjakoviq“ nr. 61, Shkup.