Në Komunën e Kërçovës dalja është duke u rritur në orët e pasdites dhe pothuajse është e njëjtë me raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
“Në Komunën tonë deri në orën 15 të drejtën e vet të votimit e kanë realizuar 10.849 votues apo 21,57 për qind. Procesi zgjedhor edhe më tej po zhvillohet qetë dhe pa probleme”, tha Antigona Seferi, kryetarja e KKZ Kërçovë.