Ish ministri i Ekologjisë Bashkim Ameti në llogarinë e tij në facebook bën thirje që më 5 Maj të votohet për konceptin e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti.
“Të nderuar qytetarë, të dielën është ditë vendimtare për vendin tonë, të dielën më 5 maj ne kemi shansin që me votën tonë të ndikojmë në drejtimin dhe rrugën që do të ndjekë vendi ynë në periudhën që pason. Atë ditë fati ynë dhe e ardhmja e gjeneratave që do vijnë është në duart tona.
Prandaj, të dielën më 5 maj në mënyrë të qetë por masovike ti japim mbeshtetje sa më të madhe konceptit të konsensualitetit, dhe vizionit largpamës të Ali Ahmetit duke rrethuar numrin 3 në fletët e votimit” , shkruan në facebook Bashkim Ameti./derveni.info