Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç për herë të parë ka pranuar se ideja për ndryshimin e kufijve ka dështuar. Ai tha se është përpjekur të zgjidhë një problem historik e sidomos për të lënë pasoja në të ardhmen. Por ka theksuar se nuk ka patur mbështetje as në Serbi për idenë e tij.
Duke komentuar Samitin e Berlinit, ai ka thënë se “shtetet që kanë njohur Kosovën duan njohjen e plotë të Pavarësisë së Kosovës. Serbia e ka të vështirë të negociojë në këto kushte. Populli ynë ka menduar ndryshe dhe shumica e botës dhe unë e kam kuptuar këtë. Kjo do t’i kushtoj shumë popullit tonë 20-30 vite më vonë që nuk e kemi bërë përkufizimin e kufijve”, është shprehur ai.
Presidenti serb, Vuçiç ka thënë se Serbisë i nevojiten miqtë ndërkombëtarë, por ka përsëritur se është i gatshëm të bisedojë vetëm pasi ata (lideret e Kosovës) të heqin taksën.
“Kur të heqin taksën ne mund të flasim dhe ata mund ta gjejnë daljen si të duan, por nuk duan. I kam thënë edhe Merkel dhe Markon që ata nuk do të lëshojnë pe, ata nuk më besonin si mund ta refuzojnë Francën dhe Gjermaninë. E dija pasi ua njoh mentalitetin edhe pse s’e kam takuar parë Haradinajn”, u shpreh ai para gazetarëve në Beograd.