Aktivisti dhe kryetari i lëvizjes “Ecco Guerilla” një një status në facebook ka akuzuar shkollën “Lirija” për korrupsion gjatë festimit të semimaturës.
Ai ka shkruar: “Semimaturantët e shkollës LIRIA në Tetovë do e festojnë përfundimin e shkollës fillore më 30 Maj 2019 dhe për këtë qëllim çdo nxënësi i është kërkuar të paguajë çmimin prej 1,600 denarësh. Në total Liria ka 103 nxënës, nga 1,600 denarë secili i bie të grumbullohen 2,688 euro.
Këto janë shërbimet që paguajnë:
1) darka në restoran dhe sigurimi i lokalit – 800 denarë;
2) diploma e shkollës fillore kushton 50 denarë;
3) fotografia e maturës me kornizë kushton 100 denarë;
4) orkestra dhe këngëtari kushtojnë 400 euro ose ~240 denarë;
5) DJ kushton 100 euro ose ~60 denarë.
Totali: 1,250 denarë për nxënës.
Përse ju kërkohen 350 denarë më tepër çdo semimaturanti? Ku përfundojnë ~36,000 denarë tepricë nga ky organizim? A është i njoftuar me këtë çështje këshilli i prindërve?
VINI RE: Çmimet janë rrumbullaksuar dhe janë të llogaritura sipas vlerës reale të tregut”.
Ndërsa drejtoresha e Shkollës “Liria” Samie Alili në një deklaratë të dhënë për Pa Censurë është pajtuar plotësisht me reagimin e Xhaferit dhe fajin e ka hedhur te udhëheqja paraprake:
“Lidhur me akuzën e Arianit Xhaferit jamë plotësisht dakord dhe të gjitha informatat i paska siguruar të sakta.
Unë si ushtrues detyre startova nga 5 marsi ndërsa kontrata për semimaturën është bërë që nga muaj shkurt ” theksoi Samije Alili, ajo më tej ka sqaruar se e ka thirur këshillin Arsimor për të ndryshuar çmimet dhe ata siç thekson Alili nuk e kanë përmbajtur përkundrazi këshilli arsimor ka pohuar se ky çmim vitet e kaluara ka qenë edhe më i lartë.