Për shkak të problemeve shëndetësore të dëshmitarit Stevica Josifovski, seanca e sotme për lëndën “Maxhar Telekom” të Prokurorisë Speciale Publike, është shtyrë për më 8 maj, kur do të dëshmojë profesori Borçe Davitkovski.
Dëshmitari Josifoviq do të dëshmojë më 19 qershor me kërkesë të prokurores Lile Stefanova, me elaborim se duhet të përgatitet për dëshminë e tij, sepse i njëjti në vitin 2009 në Prokurorinë Publike ka dhënë deklaratë se në vijim është hetimi i brendshëm i pavarur të aprovuar nga këshilli i drejtorëve të kompanisë, dhe ka theksuar se pas hetimit do të mund të prononcohet.
Ajo nga personi i autorizuar i Telekomit të Maqedonisë ka kërkuar që ky dokument të sigurohet për seancën e radhës, ndërsa përmendi si ai është i klasifikuar si i besuar, nevojitet të bëhet rikualifikimi i tij.
Prokurorja Stefanova, me kërkesë të mbrojtjes që të prononcohet për propozimin e tyre në lëndën të dëshmojë ish-kryeministri Vllado Buçkovski, tha se nuk ka mundësi të prononcohet në seancën e sotme, sepse siç sqaroi, duhet të ndërmarrë veprime shtesë, duke theksuar se Buçkovski është i dyshuar në procedurë parahetimore të PSP=së për lëndën e cila është e lidhur me “Maxhar Telekom”.