Kryeministri Zoran Zaev nuk beson se ndonjëri nga partnerët shqiptar të koalicionit ka bojkotuar procesin zgjedhor për mbështetjen e Stevo Pendarovskit.
“Di që të gjithë partnerët e koalicionit dhanë maksimumin. Nuk mund ta gjykoj BDI-në, PDSH-në apo Lidhjen e Romëve nëse nuk nisem nga vetja si LSDM. Ka vende ku edhe maqedonasit nuk kanë dalur, vendbanime të pastra maqedonase ku luftojmë me VMRO-DPMNE-në, nuk arritëm t’i nxjerrim votuesit”, u shpreh Zoran Zaev, kryeministër.
Në rast dëshmimi apo mos arritje të pragut prej 40 për qind në raundin e tyre, i pari organit ekzekutiv prej kohësh kishte paralajmëruar se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke mos përjashtuar mundësinë edhe të ndryshimeve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nga ana e Kuvendit.