Kryetari i Aleancës për Shqiptarët ka reaguar nëpërmjet Facebookut të tij ndaj drejtësisë selektive që po ndodh në Maqedoninë e Veriut. Ai diskriminimin që u bëhet shqiptarëve në pushteti gjyqësor e ka ndërlidhur me pazaret politike që kandidatët për President, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski tentojnë ta bëjnë me shqiptarët. Sipas Ziadin Selës në gjykata nuk ka rëndësi se çfarë vepre ke bë, por emri dhe mbiemri shqiptar. Lideri i opozitës nëpërmjet këtij reagimi, ka rikujtuar edhe rastin e ‘Almirit’, ku kryesi i veprës kriminale morri dënim minimal. Më poshtë keni reagimin e plotë të tij: Kush kënd do ta përkrah? Kush me cilin bën tregti e pazar? Me Stevon a me Gordanën? Po kush është me hallet e shqiptarit të zakonshëm?! Po, po sot para hundës tuaj vrasja aksidentale u dënua si vrasje mizore. Tridhjetë e tetë vite burg! Dje vrasja mizore e Almirit u trajtua si aksident trafiku dhe liri për vrasësin. Filantropi dënohet për terrorizëm e terroristi amnestohet. Në gjykata ska rëndësi vepra që ke bërë, por emri dhe mbiemri që mban dhe gjuha që flet. Skllevërit duhet dënuar që “qytetarët” të jenë të kënaqur. P.S. Nuk ka denim që kompenzon humbjen e një jete. Çdoherë ngushllimi duhet të jetë te e drejta dhe jo te harbutria. #Regjimiështëgjallë
Data 23.09.2025
Aktuale
- VLEN: BDI u përkul para Mickoskit, pa kushte dhe pa dinjitet!
- (VIDEO) RMV neutrale për Palestinën, Mickoski: Qëndrimi ndaj Gazës mbetet i njëjtë
- (VIDEO) Zgjedhjet lokale – Kandidatët takojnë qytetarët, u premtojnë shërbime më të mira
- (VIDEO) Vendimi për onkologjinë, Mickoski në dilemë për pagat e gjykatësve
- Jep dorëheqjen drejtori i QSUT, Florenc Spaho, ja kush e zëvendëson(EMRI)
- Toshkovski: BDI ka mundur në të kaluarën të zbatonte ligjin për uniformat e policisë
- Jep dorëheqjen drejtori i QSUT, Florenc Spaho
- Plani i riarmatimit prej 80 miliardë eurosh i Gjermanisë lë mënjanë armët amerikane