Alsat 2019-04-21T17:49:19+02:00
Paralelisht me Zgjedhjet Presidenciale, në tri komuna sot po zhvillohen edhe Zgjedhjet Lokale. Në Komunën e Dibrës, Komunën e Ohrit dhe Komunën e Novo Sellës qytetarët janë duke votuar për zgjedhjen e kryetarit të Komunës. Sipas të dhënave të KSHZ-së, deri në ora 17.00 në Dibër dajla e votuesve në 27 vendvotime ka qenë 36,31% nga 18.574 qytetarë sa kanë të drejtë vote. Në Ohër dalja e votuesve në 89 vendvotime ka qenë 44,74% nga 52.223 qytetarë sa kanë të drejtë vote. Kurse në Novo Sellë, dalja e votuesve në 20 vendvotime ka qenë 41,93% nga 11.302 qytetarë sa kanë të drejtë vote.
Loading…