Në faqen zyrtare të presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjorgje Ivanov është publikuar fotografia ku presidenti e ka realizuar të drejtën e votimit, shkruan Almakos.
“Presidenti i Republikës së Maqedonisë, dr.Gjorge Ivanov, në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019 ka votuar në vendvotimin në shkollën e mesme ‘Josip Broz Tito’ në Shkup”, thuhet në njoftim.
Përndryshe presidenti Gjorgje Ivanov nuk e pranon emrin e ri kushtetues Maqedonia e Veriut.