Në Komunën e Haraçinës që gjendet afër qytetit të Shkupit, në zgjedhjet presidenciale për vitin 2019 ku po garojnë Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska dhe Blerim Reka, deri në ora 10 kanë realizuar të drejtën e votës vetëm 208 votues, shkruan Almakos.
Në Komunën e Haraçinës të drejtë vote kanë 9576 persona, ndërsa në kampanjë zgjedhore nuk ka ndihmuar fakti se kjo komunë udhëhiqet nga LSDM-ja e Zoran Zaevit për t`i nxitur votuesit për të dal në votime.
Nëse votuesit deri në ora 10 i kthejmë në përqindje i bie vetëm 2 % të kanë votuar.