Sipas tij, për këtë pavarësi Republikës Serbe i mungojnë “letrat”, për të cilat paralajmëron se për t’i marrë, mund ta shpallë pavarësinë.
Dodik shpalljen e pavarësie së Republikës Serbe e ka ndërlidhur me Kosovën. Ai gjatë një interviste për mediat serbe ka thënë se në momentin që Kosova bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Republika Serbe do ta shpallë pavarësinë e vet.
“Në momentin që Kosova bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Republika Serbe do ta shpallë pavarësinë e vet”, ka thënë Dodik.
Dodik ka shtuar se Bosnjë e Hercegovina do të shpërbëhej brenda dy ditësh sikur të mos ishte përzierja nga jashtë.
Sipas tij, Ballkani i qëndrueshëm do të bëhej vetëm me ridefinim ashtu që të bashkohen hapësirat ku shumicë janë popujt dominues. /Lajmi.net/