Me 12.04.2019 në ora 18.40 në vendkalimin kufitar në Tabanoc në hyrje të Republikës së Maqedonisë Veriore, gjatë kryerjes së kontrollit të pasaportës është konstatuar se D.P.(56) nga Republika e Serbisë, me letërnjoftim serb dhe veturës së tipit ‘Audi Q5” me targa nacionale serbe, në pronësi të vajzës së tij M.P. është lëndë e hetimit për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ vjedhje e rëndë”, transmeton Almakos.
Personi është arrestuar.