Me 12.04.2019 në ora 18.30 në rrugën nga fshati Pepelishte për në poligonin ushtarak “Krivollak”, afër pompës së benzinës, N.S.(61) nga fshati Krivollak, duke drejtuar motoçikletën “Shineray 125” me targa nga Velesi, e ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga, transmeton Almakos.
N.S. është lënduar rëndë, pas së cilës me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Kavadar.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Negotinë.