Zyra e jashtme për punë kriminale në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër A.S.(29) nga Kërçova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike “, transmeton Almakos.
Me 02.10.2018 rreth orës 20.20 në eterin e fshatit Orlancë, Kërçovë, nga ana e zyrtarëve policor gjatë kontrollit të veturës të drejtuar nga i padituri, janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe përzierje e marihuanës me duhan.