Me 11.04.2019 në ora 22.00 në SPB Kumanovë është lajmëruar se në banesën në pronësi të R.A. në rrugën “ Aradhat e Karadakut” në Kumanovë është shkaktuar një zjarr, transmeton Almakos.
Nga zjarri është lënduar personi F.A.(58) të cilit iu është dhënë ndihmë mjekësore në spitalin në Kumanovë. Zjarri është shuar nga ekipi i zjarrfikësve, ndërsa kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Kumanovë.