Me 11.04.2019 në ora 19.05 në Stacionin Policor në Kocani, nga Qendra Mjekësore në Kocani është lajmëruar se tek to me lëndime është sjell M.G.(39) nga Kocani, transmeton Almakos.
Sipas paraqitjes në polici, ditën e njëjtë rreth orës 18.45 në shtëpinë në rrugën ‘Brigada e 14’ në Kocani, pas një zënke verbale, L.G.(58) nga Kocani me thikë i ka shkaktuar plagë fëmijës së tij M.G.(39). Pas ndihmës mjekësore në spitalin në Koçani ai është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Është kryer kontroll, ndërsa L.G. është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Kocani. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër L.G. do të ngritet padi adekuate penale.