Zyra e jashtme për punë kriminale në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër M.Q.(19) nga Kërçova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos.
Me 27.01.2018 rreth orës 23.35 në eterin e fshatit Osllomej, Kërçovë, nga ana e zyrtarit policor gjatë kontrollit të personave dhe taksi veturës, e drejtuar nga N.L.(39) nga Kërçova, që e ka transportuar të paditurin dhe një person tjetër, tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.