Ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës ngarkuese dhe minibusit te Klisura e Drenovës, është lënduar shoferi i veturës, që ka dal nga rruga. Ai është dërguar në Spitalin e Kavadarit, transmeton Almakos.
Këtë informacion për MIA e vërtetoi Verolub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles. Trafiku po realizohet vetëm në njërën lentë të rrugës. Kontrolli në vendngjarje është duke u realizuar.