Për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprave “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike” si dhe veprës penale “ përpunim, mbajtje dhe tregtim i palejuar me armë” në Stacionin Policor në Gjevgjeli janë arrestuar dhe mbajtur B.T.(32), si dhe B.P.(19), V.P.(55) nga Gjevgjelia dhe D.G.(23) nga fshati Miravci, që janë takuar në banesën e B.T., transmeton Almakos.
Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale.