Me 03.04.2019 në ora 15.30 në SPB Shkup është lajmëruar se rreth orës 13.30 në zonën industriale “Cojlia”, në eterin e fshatit Cojlia, Shkup, nga një objekt në ndërtim, N.N.(68) nga Kumanova është rrëzuar nga rreth pesë metra lartësi derisa ka qenë duke kryer detyrat e punës, transmeton Almakos.
Ai është lënduar rëndë, pas së cilës është dërguar në spitalin në fshatin Petrovec, ku në ora 15.00 ka vdekur.
Me urdhrin e Prokurorit Publik, trupi i të vdekurit është dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore për obduksion. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup. Po punohet për zbardhjen e këtij rasti.