Me 03.04.2019 në ora 22.00 në vendkalimin kufitar në Tabanoc, gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se personi D.B.(31) nga Shkupi është shërbyer me pasaportë tjetër, transmeton Almakos.
Ai është arrestuar dhe gjatë bisedës me të ka dhënë të dhënat e tij se është U.R.(21) nga Kosova. Personi është dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.