Me 26.03.2019 rreth orës 18.15 në rrugën ‘Boris Kidriq’ në Tetovë, zyrtarët policor nga Sektori për punë të brendshme e kanë arrestuar B.F.(23) dhe një 17 vjeçar nga Radovishi i Shkupit, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit te to është gjetur marihuanë. Ata janë mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale.