Me 25.03.2019 në ora 07.00 zyrtarët policor pas aktiviteteve të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera në rrugën Maksim Gorki në Prilep e kanë arrestuar S.S.(38) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale sipas nenit 237 nga Kodi Penal dhe S.S. nga ana e gjykatësit kompetent iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, transmeton Almakos.
S.S. është i dyshuar për vjedhje të kryer me 24.03.2019 në një shitore në rrugën “Bregu i 1 majit” në Prilep ku duke e kërcënuar të punësuarën ia ka vjedhur paratë nga qarkullimi ditor.