Me 25.03.2019 në ora 10.40 është lajmëruar se në drejtimin rrugor nga fshati Goshincë për në fshatin Llukarë, Komuna e Likovës, në anën e majtë të rrugës, është shkaktuar një zjarr, transmeton Almakos.
Ekipet e Ekonomisë së Pyjeve janë duke ndërmarr masa për shuarjen e zjarrit, ndërsa nga Qendra për menaxhimin me krizat kanë informuar se janë aktivizuar edhe avion për shuarjen e zjarrit në këtë regjion.