Me 25.03.2019 në ora 12.20 në autostradën Nënë Tereza- qarkorja e qytetit të Shkupit, pas rrethit për në Stajkovci, vetura e tipit “BMV” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga M.S.(33) nga fshati Straçincë, Shkup ka dal nga rruga dhe është përplasur me dru, transmeton Almakos.
Pastaj është lënduar shoferi të cilit iu është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.
Është kryer kontroll në vend ngjarje nga ekipi i SPB Shkup.