Me 23.03.2019 në ora 15.00 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën “Pere Toshev”, motoçikleta “Jiajue” me targa nga Shkupi e drejtuar nga një person i panjohur e ka goditur këmbësorin M.J.(44) nga Shkupi dhe pas aksidentit e ka lëshuar vendin e ngjarjes, transmeton Almakos.
M.J. është lënduar rëndë, lëndime këto të konstatuara nga ana e mjekut nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza”. Është kryer kontroll nga ana e ekipit të SPB Shkup ku po punohet për zbardhjen e rastit.