Me 22.03.2019 në ora 17.45 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën ‘Franklin Ruzvelt’ në një lokal është prishur rendi publik nga rrahja midis: F.J.(18) nga Vizbegi dhe E.R.(18) nga Shkupi nga njëra anë dhe A.K. dhe I.A.(25) nga Shkupi nga ana tjetër, transmeton Almakos.
Gjatë përplasjes është përdorur thikë. Është lënduar rëndë I.A., i cili është dërguar për shërim në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ndërsa janë lënduar lehtë F.J. dhe A.K. janë dërguar për shërim në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”.
Tretë janë siguruar, ndërsa po ndërmerren masat për gjetjen e E.R. dhe zbardhjen e tërësishme të rastit.