Me 22.03.2019 rreth orës 12.20 në SPB Shkup është lajmëruar se në Burgun e Idrizovës në Shkup, në pjesën e ambulancës, të burgosurit O.A.(34) nga Shkupi iu janë shkaktuar plagë në trup nga i burgosuri F.A.(34) përndryshe vëllai i tij, transmeton Almakos.
O.A. me veturën e Burgut të Idrizovës është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.