Me 22.03.2019 rreth orës 18.30 është lajmëruar se në Prilep në rrugën “Adem Ademovski” V.P.(77) ka tentuar që të futet në shtëpinë e vajzës së tij K.N. dhe dhëndërrit L.N. dhe pas një zënke verbale me dhëndrin e tij që nuk e ka lejuar të futet, në një moment e ka shtyrë dhe është rrëzuar para shkallëve para derës hyrëse nga shtëpia, transmeton Almakos.
Nga rënia është lënduar rëndë dhe është dërguar për shërim në Spitalin e përgjithshëm në Prilep. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.