Me 19.03.2019 në ora 21.20 në rrugën ‘Skupi’ në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Folksvagen Golf” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga D.D.(34) nga fshati Volkovo, Shkup dhe veturës së tipit “Mercedes” e drejtuar nga R.Sh.(19) nga Shkupi, transmeton Almakos.
Janë lënduar shoferi D.D. dhe M.S.(21) nga Shkupi, bashkëudhëtarë në veturën “Golf”. Ata janë dërguar në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup.