Me 18.03.2019 në Stacionin Policor në Kisella Voda është lajmëruar se në periudhën nga ora 15.30 të datës 15.03.2019 deri në ora 09.00 të datës 18.03.2019 një kryerës I panjohur ka kryer vjedhje të rënda në dy ordinance private që gjenden në Shtëpinë e shëndetit në rrugën “Ognjan Prica” në Shkup, transmeton Almakos.
Hajnat kanë vjedhur lloje të ndryshme të ampulave, shprica dhe gjilpëra për shprica si dhe barna dhe lëndë tjera.
Po ndërmerren masat për gjetjen e kryerësit dhe zbardhjen e tërësishme të rastit.