Me 17.03.2019 në ora 22.00 në Stacionin Policor Kisella Voda, B.P.(47) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 16.00 nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar vajza e tij 16 vjeçare O.P, transmeton Almakos.
Pasi që e ka paraqitur rastin në polici, B.P. me telefon ka biseduar me O.P. e cila i ka thënë se do të kthehet në shtëpi, por deri në publikimin e rastit ajo nuk e ka bërë këtë gjë.
Po ndërmerren masa për gjetjen e personit.