Me 17.03.2019 në ora 20.00 në Stacionin Policor në Gjevgjeli, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ vjedhjen e pasurisë kulturore” u arrestuan T.T.(51) nga Dojrani I Vjetër dhe V.P.(50) nga Gjevgjelia, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit te personat janë gjetur dhe konfiskuar detektor metali me dy sonda, lëndë prej bakri dhe të arit dhe mjete tjera.
Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale.