Me 09.03.2019 në periudhën nga ora 18.00 deri në ora 23.00 nga SPB Strumicë është kryer një sigurim shtesë i manifestimit kulturor “Karnevali i Strumicës 2019”, transmeton Almakos.
Rreth orës 18.00 në shërbimin e kujdestarisë në SPB Strumicë, T.u.(32) nga Kocani ka lajmëruar se është vendosur një bombë në qendrën tregtare në Strumicë.
Pas paraqitjes në polici është vepruar nga Njësiti i antiterrorizmit dhe pas masave të ndërmarra është konstatuar se po bëhet fjalë për një alarm të rrejshëm.