Me 09.03.2019 në ora 13.30 është lajmëruar se në rrugën regjionale Shtip-Negotinë, V.V.(41) nga Shkupi duke drejtuar motoçikletën e tipit “Jamaha 850 “ ka dal nga rruga dhe është rrëzuar, transmeton Almakos.
V.V. është lënduar rëndë dhe është dërguar për shërim në Spitalin Klinik në Shtip.
Kontroll në vendngjarje është kryer nga ekipi i SPB Shtip dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.