Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, e ka publikuar tekstin e versionit punues të propozim-ligjit për shërbim të lartë udhëheqës, njofton Portalb.mk.
Prej sot, propozimi është vendosur në Regjistrin e Vetëm Nacional Elektronik, ku në 20 ditët e ardhshme, të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi me komentet e tyre, vërejtjet dhe propozimet që të kontribuojnë në përmirësimin e tekstit të Ligjit.
Me këtë ligj po bëhet hap në drejtim të profesionalizimit dhe departizim të administratës publike. Ajo është pjesë e kërkesave kyçe të qytetarëve, por edhe të Bashkimit Evropian. Qëllimi i këtyre reformave, shtojnë nga Ministria është vendosja e standardeve dhe kritereve të qarta, por edhe transparencë të plotë gjatë zgjedhjes së udhëheqësve të institucioneve.
“Maqedonia e Veriut është vendi i parë në rajon e cila nëpërmjet këtij ligji obligohet që të konstatojë kritere të qarta për kuadrot udhëheqës. Kjo ndoshta është njëra ndër hapat më të rëndësishëm në profesionalizimin e administratës, që është një nga qëllimet e procesit të reformave në administratën publike”, Ministria e Administratës.
Shërbimi i lartë udhëheqës ka të bëjë me pozitat e drejtorëve dhe sekretarëve dhe nuk i përfshin ministrat dhe zëvendës/ministrat.
Udhëheqësit e lartë do të punësohen nëpërmjet sistemit të meritokracisë dhe procedurave në opinion publik, në garë të hapur të qasshme për të gjithë qytetarët me shkollim të lartë.