Me 02.03.2019 në ora 17.10 në rrugën Probishtip-fshati Ratavici ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit ‘Folskvagen pasat’ me targa nga Kratova, e drejtuar nga G.i.(32) nga Kratova dhe veturës së tipit “Shevrolet spark” me targa nga Shtipi, e drejtuar nga M.A.(46) nga Probishtipi, transmeton Almakos.
Janë lënduar rëndë bashkëudhëtari në veturën “Pasat” V.J., i cili është dërguar në Spitalin e Kratovës, shoferi i veturës “Shevrolet Spark” M.A., e cila është dërguar në Spitalin Klinik në Shtip dhe bashkëudhëtari në veturën “Shevrolet spark” .B.A. që është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup.
Me autorizimin e Prokurorit Publik, kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Probishtip.